Sipas Nishanit, Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve

Sipas Nishanit, Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani është deklaruar rreth çështjes tashmë të shumë përfolur të korigjimit të kufinjve të Kosovës.

Nishani përmes një shkrimi është shprehur se Kosova nuk është çështje thjesht e një shteti, por kolona kryesore e sigurisë kombëtare për shqiptarët, anekënd botës.

“Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë apo kudo qofshin ata. Jo rastësisht, ndër shekuj, kryengritjet për liri të shqiptarëve kanë nisur nga Kosova”, ka shkruar Nishani.

Sipas tij, Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve.

Lidhur me këtë çështje së fundmi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është shprehur se në asnjë rrethanë ndarja e Kosovës nuk do të jetë temë e dialogut me Serbinë, derisa presidenti Hashim Thaçi sot është shprehur se nuk ka ndarje të Kosovës në vija etnike, por në njohje reciproke./21Media