Nishani uron Tusk për Ditën e Evropës

Nishani tha se përkrahja e BE-së do të vazhdojë

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi kreut të Këshillit Evropian Donald Tusk, për nder të Ditës së Evropës.

Në urimin e tij Nishani thotë se integrimi evropian mbetet alternativa e vetme dhe projekti më madhor i shqiptarëve.

“Përfitoj nga kjo mundësi që të ritheksoj mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe e të pakursyer që i keni dhënë procesit të integrimit evropian të vendit tim dhe vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ashtu siç e kam theksuar edhe në takimet me ju, integrimi evropian mbetet alternativa e vetme dhe projekti më madhor i shqiptarëve, ndaj dhe ju siguroj se jemi të vendosur për të vijuar përpara në këtë drejtim, si në aspektin e reformave të brendshme, ashtu edhe në kuadrin e bashkëpunimit rajonal”, thuhet në mesazhin e presidentit.

Nishani përmes mesazhit të urimit tha se pavarësisht sfidave dhe çështjeve të mprehta me të cilat po përballet Bashkimi Evropian dhe institucionet e tij, vëmendja, përkrahja dhe përkushtimi juaj do të vazhdojë të përqendrohet edhe mbi Shqipërinë e rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Back to top button