Nisi takimi Grenell-Mustafa

Pas Kurtit, Grenell po zhvillon takim me Mustafën

I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell arriti në selinë e LDK-së, ku është duke zhvilluar takimin me kryetarin e kësaj partie, Isa Mustafën.

Takimi ka filluar para kohës së paraparë 11:30.

Sot, Grenell është takuar edhe me liderin e LVV, Albin Kurtin. Pasi doli nga selia e VV-së, Grenell  u deklarua për media, me ç’rast tha se ishte kënaqësi për të që takoi sërish Kurtin.

Qysh në fillim të deklaratës së tij, Grenell tha se ia bëri të qartë Kurtit se nuk është puna e tij të përzihet në arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë, por që taksa duhet të hiqet.

Back to top button