Pritet të diskutohet për çështje sociale

Pritet të diskutohet për çështje sociale

Filloi takimi i grupeve punuese i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në selinë e VV-së.

Në këtë takim i cili është i gjashti me radhë do të diskutohet për cështje sociale.

Grupet punuese të Vetëvendosjes dhe të LDK-së më 05 nëntor janë pajtuar plotësisht për sektorin e shëndetësisë dhe arsimit.

Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 06 tetorit, të shpallura sot nga KQZ, Lëvizja VV ka dalë e para me 220.811 vota apo 26.15% me 32 deputetë, LDK ka marrë 206 mijë e 458 vota apo 24.45% me 29 deputetë, PDK ka fituar 178 mijë e 645 vota apo 21.16% me 25 deputetë, AAK -PSD 96 mijë e 883 vota apo 11.47% me 14 deputetë, LS ka marrë 57 mije e 15 vota apo 6.75% me 10 deputetë. Ndërsa, Nisma me 42 mijë e 72 vota apo 4.98%./21Media