Interesimi për këto dy modele të Samsungut është jashtëzakonisht i madhë

Interesimi për këto dy modele të Samsungut është jashtëzakonisht i madhë

Kompania Samsung ka nisur të pranojë porositë e para për Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus, ndërsa para-shitja është e mundur brenda katër operatorëve kryesorë mobilë në Amerikë dhe përmes Best Buy.

Ata të cilët do të porositin njërin nga dy modelet e reja të telefonave të mençur Samsung, pajisjet mund t’i presin deri më 21 prill, kur S8 dhe S8 Plus zyrtarisht do të jenë të qasshëm në shitore.

Çmimet e Galaxy S8 dhe S8 Plus ndryshojnë nga shitorja në shitore, por kryesisht sillen rreth 700 euro për S8 ose rreth 800 euro për S8 Plus. Ata që do të blejnë përmes Best Buy mund të kursejnë rreth 90 euro.