Nisin punimet në asfaltimin e një rruge në Klinë

Rruga është e gjatë 2.3 kilometra  dhe do të investohen rreth 125 mijë euro në të

Të mërkurën kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugës Kpuz-Qeskovë, e cila ka një rëndësi të madhe për banorët e këtyre dy lokaliteteve të Komunës së Klinës.

Fillimin e punimeve e ka përcjell kryetari i Komunës së Klinës Sokol Bashota i cili i ka uruar banorët për ketë rrugë.

“Nga sot do të krijohen lehtësi për lëvizjen e banorëve të dy fshatrave e sidomos për nxënësit e Qeskovës që vijojnë mësimet në shkollën e Kpuzit”, ka thënë Bashota.

Banorët e këtyre dy fshatrave kanë falënderuar kryetarin Bashota për realizimin e këtij projekti me vlerë të madhe, realizimi i të cilit krijon lehtësi edhe në punimin e tokave bujqësore.

Rëndësia e kësaj rrugë është e dyfishte ngase banorëve të Kpuzit dhe fshatrave tjera u krijohet një lidhje shumë me afër me lokalitetet e Komunës së Pejës./21Media

Back to top button