Nisin punimet në rrugën Budisalc – Zllakuqan

MIT e financon me 367 mijë euro

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Budisalc – Zllakuqan i Klinës, investim i MIT.

Lekaj, tha prioritet i dikasterit që ai drejton vazhdon të mbetet zhvillimi i infrastrukturës në fshatra, në mënyrë që të krijohen mundësi më të mira për zhvillim të ekonomive të tyre dhe qarkullim më të lehtë e më të lirë të njerëzve dhe mallrave.

Rruga Budisalc – Zllakuqan është e gjatë mbi 8.6 kilometra, të cilin MIT e financon me 367 mijë euro, në kuadër të memorandumit me komunën e Klinës./21Media

 

Back to top button