Projekti synon riorganizimin e tabelave të ekspozimit

Projekti synon riorganizimin e tabelave të ekspozimit

Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut”, ka nisur puna për restaurimin e Muzeut të Kastriotëve, monument kulture i kategorisë së II-të, në fshatin Sinë të rrethit të Dibrës.

Përfaqësues nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër, Bashkia Dibër dhe shoqëria e restaurimit e cila do të kryejë punimet, ishin të pranishëm në nisjen e punimeve.

Projekti i hartuar nga specialistët e IMK-së ka për qëllim restaurimin e plotë të objektit, riorganizimin e sistemit të ndriçimit dhe instalimeve elektrike, si dhe sistemimin e territorit përreth godinës. Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e projektit është edhe muzealizimi. Duke vlerësuar inventarin e pasur të muzeut dhe ambientin e ekspozimit, projekti synon riorganizimin e tabelave të ekspozimit, në cilësi, dimensione dhe formë.

Ndërhyrjet e parashikuara gjithashtu do të konsistojnë në hidroizolimin e tarracës, prishjen e degradimeve, pastrime, lyerje dhe riorganizim të ndriçimit.

Ndryshe, Muzeu i Kastriotëve ka filluar të ndërtohet në vitin 1982 dhe për herë të parë është hapur për publikun në vitin 1985.