Shumë shpejt vjen diçka e re nga Almeda

Shumë shpejt vjen diçka e re nga Almeda

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi ka nisur xhirimet për një projekt në bashkëpunim me DJ-në e njohur turk, Burak Yeter, shkruan rtv21.tv

Bashkëshorti i Almedës, aktori i njohur turk Tolgahan Sayışman ka publikuar në Instagram video dhe fotografi nga xhirimet e videoklipit, ku Almeda mahnitë me pamjen.

“Almeda-Alabama ft. Burak Yeter së shpejti”, ka shkruar Tolga sipër njërës fotografi.

Nuk është zbuluar nëse Almeda me këtë projekt do të futet në industrinë e muzikës në Turqi, apo thjesht do të jetë pjesë e klipit.

Kujtojmë se Almeda talentin për këndim e ka shfaqur në një emision të njohur në Turqi, “Beyaz Show”, ku pati kënduar dy këngë në gjuhën shqipe./21Media