KQZ certifikoi rezultatet e zgjedhjeve

KQZ certifikoi rezultatet e zgjedhjeve

Konferenca e Komisionit Qendror Zgjedhor për certifikimin e rezultateve, konfirmoi edhe kalimin e pragut zgjedhor të koalicionit Nisma – AKR – PD.

Shifrat zyrtare tregojnë se ky koalicion ka mbledhur pak më shumë se 5 përqindëshin e nevojshëm për të kaluar, duke arritur në 5.002%, apo në vota, 42.083.

Këto vota koalicionit i kanë siguruar 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan rtv21.tv.

6 personat më të votuar të koalicionit, që do të jenë deputetë në legjislaturën e ardhshme janë si vijon:

Fatmir Limaj – 25.918 vota

Behgjet Pacolli – 10.512 vota

Endrit Shala – 6.830 vota

Haxhi Shala – 6.634 vota

Mirlinda Sopi Krasniqi – 4.085 vota

Albulena Balaj Halimaj – 4.022 vota/21Media