NISMA e vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor, me përjashtim të komunës së Skenderajt

NISMA e vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor, me përjashtim të komunës së Skenderajt

NISMA bashkë me partnerët e koalicionit, AKR dhe PD, është duke kontribuar në mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor me mbi 7 mijë vëzhgues dhe komisionarë.

Këta të fundit kanë raportuar disa parregullsi edhe në KKZ, shkruan rtv21.tv

Sekretari i përgjithshëm Bilall Sherifi, në një konferencë për media tha se zgjedhjet janë mirë të organizuar me përjashtim të disa parregullsive siç janë ndikimi tek votuesit nga persona të paautorizuar, fotografimi i votës dhe tejkalimi i kompetencave të personave të autorizuar. Por sipas tij, ajo që inkurajon është që organet e rendit janë duke kryer detyrën e tyre më përgjegjësi.

Po ashtu, Sherifi tha se “në disa fshatra në Skenderaj janë disa raste që duhet theksuar, ku sipas raportimeve nga shtabet atje, del se votuesit janë duke u ndikuar nga një numër i madh i personave të paautorizuar, të cilët janë edhe duke ushtruar presion për të votuar PDK-në, por këto ankesa janë deponuar në organet kompetente dhe presim që këto organe gjegjëse të marrin masa të nevojshme”.

Në fund të kësaj konference, sekretari u ka bërë thirrje organeve të rendit të sigurojnë mbarëvajtje dhe proces të rregullt, dhe të intervenojnë kudo që ka parregullsi dhe shqetësime që e dëmtojnë ketë proces zgjedhor./21Media