Janë të hapur për koalicione të tjera

Janë të hapur për koalicione të tjera

Është arritur koalicioni parazgjedhor në mes të Nismës Socialdemokrate dhe AKR-së.

Këtë e zyrtarizuan në një konferencë të përbashkët kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj.

Behgjet Pacolli tha se kanë bashkëpunuar në qeverinë e kaluar dhe se beson që në te ardhmen të bashkëpunojnë, duke e konfirmuar se AKR dhe Nisma mbrëmë kanë vendosë ta formojnë këtë kolalicion.

“Këtë koalicion mund ta quaj qendra e artë ose boshti i mesëm ose po e quaj si pjesa e tretë politike e cila do të jetë kyqe dhe e rëndësishme në formimin e qeverisë së ardhshme”, ka thënë Pacolli.

Ai ka thënë se AKR dhe Nisma do ta kenë një listë të përbashkët, ku do ta kenë kandidatin e vet për kryeministër, shkruan rtv21.tv.

Kreu i AKR-së u shpreh se është krenar me punën që është bërë në bashkëqeverisjen e fundit me Nismën.

Në anën tjetër kreu i Nismës, Fatmir Limaj e quajti këtë koalicion si një lajm të mirë dhe se janë të hapur edhe për të tjerët.

“Ky koalicion do të të jetë përcaktues i qeverisë së ardhshme”, u shpreh Limaj./21Media