Sipas Konjufcës, po t'i kishte fituar VV-ja 10% ose 15% të zgjidhjeve rezultatet ishin certifikuar moti

Sipas Konjufcës, po t’i kishte fituar VV-ja 10% ose 15% të zgjidhjeve rezultatet ishin certifikuar moti

Në emisonin e përjavshëm “Argument Plus” i ftuar ishte Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gjatë intervistës Konjufca foli për vonimin e certfikimit të rezultateve, si dhe kalimin e pragut të Nismës.

Ai tha se, Nisma arriti që pragun ta kalojë pas ndërhyrjes politike.

Konisderoj qe kjo aryse ka të bëjë me fitoren e VV në këto zgjedhje, po t’i kishte fituar VV vetë 10% apo 15% të zgjidhjeve rezultatet ishin çertifikuar moti. Po pikërisht që VV ka dalë e para kjo i ka pengu shumë faktorëve në Kosovë. Prnadaj kemi hasë e kemi vërejt në dy qëllime të caktuara në lidhje me këtë që po ndodh. Pra motivi konsiton në dy qëllime. Qëllimi i parë do të thoja përpjekja me deskretitu atë rezultatin objektiv të zgjedhjeve edhe kjo si element kryesor e ka se vullneti i qytarëve ishte përcaktim i qartë për ndryshime. Pra që të gjithë atë tirponin e PAN-it me qu në opozitë, VV-në me qu të parën e LDK-në të dytën. Kjo është rezultati objektiv i zgjedhjeve  dhe kjo nuk i ka pëlqy dikujt, prandaj janë përqëndru në te gjitha forcat me zvarrit procesin, me i lodh qytetarët m’i zhgenjy ata. Jonë qu i madh e i vogël në KQZ që me e përfshi Nismën, me e bo subjekt paralemntar, e kaloj pragun pas ndërhyrjes politike. Kemi të bëjmë me një proces të ndryshimit të rregullave gjatë një procesi zgjedhor’‘, tha Konjufca.

Në anën tjetër, Nisma Socialdemokrate është ankuar sot se vëzhguesit e saj kanë vërejtur parregullsi dhe janë duke u përballur me presione nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje. /21Media