Qëndrimi i Nismës për tarifën

Qëndrimi i Nismës për tarifën

Sonte në emisionin “Debat Përnime”, po diskutohet për tarifën 100 për qind, dialogun me Serbinë dhe politikën e jashtme.

Arbresha Krasniqi nga koalicioni NISMA-AKR-PD, ka thënë se tarifa 100 për qind hiqet vetëm atëherë kur të pushojnë arsyet e vendosjes së saj.

“Nisma vërtetë ka tregu besnikëri ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me shtetin, me vendin, me Republikën e Kosovës dhe kjo ka ardh si rezultat i propozimit të pikërisht të ministri të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala që vjen nga Nisma për vendosjen e tarifës. Politikat e Nismës janë shumë të pjekura, janë saktë me arsyetime të plota dhe sigurisht do të vazhdohet kështu. Unë dua të them se tarifa duhet të hiqet vetëm atëherë kur të pushojnë arsyet e vendosjes së saj. Ky është qëndrimi i Nismës”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se arsyet pushojnë atëherë kur Serbia dhe Bosnja reflekton karshi Kosovës.

Në nëntor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100% ndaj mallrave që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina si reagim ndaj lobimit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol./21Media