Nisma me 4.984% të votave

Nisma me 4.984% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve sipas së cilave Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 26.159 % të votave.

Sipas Valdete Dakës, LDK ka fituar 24.458%, PDK 21.163%, AAK-PSD 11.477, Nisma 4.984% dhe Lista serbe 6.754 përqind.

Me këto rezultate, koalicioni parazgjedhor Nisma Socialdemokrate – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë, nuk e kanë kaluar pragun për tu bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Pas shpalljes së rezultateve partitë dhe kandidatët sërish kanë të drejtë brenda 24 orëve të ankohen në PZAP dhe Gjykatën Supreme, nëse dyshojnë se u është bërë padrejtësi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime./21Media