Nisma filloi nga muaji i kaluar

Nisma filloi nga muaji i kaluar

Një profesor i shkollës së mesme u bë fytyra e re e lëvizjes që synon instalimin e hapësirave për ndërrimin e foshnjeve në banjo të meshkujve.

Donte Palmer,  31-vjeçar shkruajti një post në Instagram që u bë viral.

Ai tha: “Ku është problemi që nuk ka tavolina për të ndërruar foshnjet në banjot e meshkujve, sikur të mos ekzistojmë. Le ta zgjidhim problemin”.

Idea e tij u përkrah nga shumë prindër, të cilët i dërguan fotografi të shumta iniciatorit të kësaj nisme, shkruan rtv21.tv

“Kjo tregon se për çka u bë lëvizja! Baballarët po na bashkohen. Ne do të bashkohemi deri sa ndryshimi të ndodhë. Tavolina ndërrimi duhet të jenë në të gjitha banjot e meshkujve”, ka shkruar ai sipër këtyre fotografive.

Kësaj nisme iu bashkua edhe një nënë të cilës iu gëzua nismëtari, Donte Palmer.

Kjo nënë tha se :”Baballarët erdhën me ide inovative për detyrat që janë të lehta për ne nënat. Kështu që po bashkohem për ndryshim edhe pse kam luksin të kem një tavolinë ndërrimi që ta përdori”.

Kjo nismë ka filluar nga muaji i kaluar./21Media