Nisma do ta votojë shpërbërjen e Kuvendit

Nisma do ta votojë shpërbërjen e Kuvendit

Shefi i grupit parlamentar të Nismës, Bilal Sherifi ka konfirmuar edhe një herë se ky subjekt politik do ta votojë shpërndarjen e Kuvendit.

“ Jam shumë i sigurt që sot vendit do t’i hapet rruga për zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë ai për RTV 21.

Sa i përket koalicioneve Sherifi ka treguar se Nisma planifikon që të hyjë e vetme zgjedhje, por që për çdo ndryshim eventual ai ka thënë se do të bëhet publik.

Sa i përket koalicioneve paszgjedhore, Sherifi ka thënë se është vështirë që të krijohet një qeveri e ardhshme pa Nismën, por sipas tij edhe ky subjekt politik i ka kushtet e veta siç janë rroga minimale, ligi për lehonat e të tjera./21Media