Krasniqi tha se votën nuk e kërkon pse ai ka qenë në luftë dhe në burg, por  se mundet dhe dëshiron që t’i shërbejë vendit

Krasniqi tha se votën nuk e kërkon pse ai ka qenë në luftë dhe në burg, por  se mundet dhe dëshiron që t’i shërbejë vendit

Nismës Socialdemokrate dega në Deçan i janë bashkuar 100 familje nga kjo komunë, ku prezent ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi.

Krasniqi iu ka uruar mirëseardhje atyre në emër të Nismës duke shtuar se partitë socialdemokrate janë ato që kanë bërë progres në shtetet e botës, e që sot të njëjtat janë shtete të së drejtës.

Krasniqi në një takim të Nismës Socialdemokrate me qytetarët në Deçan, ku kësaj partie iu janë bashkuar eshë qytetarë të shumtë.

Sipas tij, ka thënë se Nisma ka zgjedhur gjuhën e kulturuar e jo të konfrontimit. Krasniqi tha se kjo gjuhë e cila ka sjellur lirinë, do të sjell edhe ndërtimin e shtetit të së drejtës.

“Ne socialdemokratët e ndjekim një rrugë tjetër, ne e kuptojmë se sistemi demokratik vlerë të saj e ka konkurrencën, konkurrencën për të treguar në qeverisje, konkurrencën për të treguar në përfaqësim dhe pasi është kjo ne e kemi zgjedhur jo gjuhën e konfrontimit, jo gjuhën e akuzave, por një gjuhë më të kulturuar, një gjuhë që nuk e vret dhe nuk e fyen askënd. Pra, një gjuhë e cila thotë nëse së bashku e kemi sjell lirinë atëherë edhe së bashku duhet ta ndërtojmë shtetin e së drejtës”, tha ai.

Krasniqi tha se votën nuk e kërkon pse ai ka qenë në luftë dhe në burg, por e kërkon se mundet dhe dëshiron që t’i shërbejë vendit. Këtë ai tha se ia kërkon edhe bashkëluftëtarëve të tij, që besimi duhet t’iu jepet atyre që e ndërtojnë shtetin e së drejtës dhe u shërbejnë gjeneratave të reja sot dhe krijojnë perspektivën për qytetarët e Kosovës.

Buxheti i shtetit sipas Krasniqit duhet të ndahet në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e vendit.

“Ne po e sjellim bashkë edhe me bashkëkombësit tanë që jetojnë dhe punojnë në botën e perëndimit frymën e socialdemokracisë për ta përshpejtuar ndërtimin e shtetit të së drejtës. Veç kësaj, ne konsiderojmë që parimet bazë të socialdemokracisë në nivel të botës perëndimore janë nja katër parime, parimi i lirisë, parimi i drejtësisë, parimi i barazisë dhe parimi i solidaritetit. Ne jemi të lirë si shqiptar në çdo cep të Kosovës, por duhet ta kemi edhe lirinë e mendimit, lirinë e organizimit politik dhe lirinë e shprehjes dhe mos të ndjehemi të huaj në asnjë ambient. Gjithashtu krejt lufta një shekullore që e ka bërë populli ynë është bërë për drejtësi, përpos një drejtësi shoqërore, përpos një barazi, jo ndoshta barazi në kuptimin e komunizmit të shekullit të kaluar, por përpos një barazie dhe mundësi të barabarta për punë dhe për jetë të dinjitetshme”, tha ai.

E SkenderReçica nga Nisma Socialdemokrate, njëherësh edhe ministër në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se nga Deçani duhet të dërgohet mesazh se me projektin “Bashkë për shtetin”, të bashkuar rreth një projekti, me një vizion të qartë, me qytetarin në qendër, mund të dilet faqebardhë.

“Ne besojmë që me 6 tetor ne do të dalim fitues, do të dalim fitues sepse e kemi programin e mirë, që punon për interesat e qytetarit, dhe krejt varet nga ne nëse do të shkojmë pas një programi i cili është në interes të qytetarëve apo të do të mbesim nën hijen e partive të tjera politike, të cilat i kemi provuar dhe nuk kanë dhënë rezultate sa i përket mirëqenies, zhvillimit ekonomik të vendit, qytetarit apo interesave te qytetarit”, u shpreh Reçica .

Kryetari i degës në Deçan, Shkodran Imeraj tha se Fatmir Limaj ka dhënë kontribut në çdo etapë për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Ne kërkojmë votë për Nismës Socialdemokrate dhe për koalicionin tonë, me AKR e PD. Kërkojmë që të votohet Limaj për kryeministër të vendit, sepse vetëm politikatsocialdemokrate që i udhëheq, kandidati për kryeministër, do të mund të rregullojnë jetën e shqiptarëve në Kosovë dhe Kosova të bëhet vend i përsperuar, ashtu siç janë vendet e Evropës”, tha ai.

Kampioni i botëror në Kik-Boks, njëherit edhe nipi i Dervish Shaqës, AzemMaksutaj, i cili dje iu bashkua NISMA-së, tha se është i nderuar që është në Deçan.

“Ka ardhë koha t’i ndihmojmë Kosovës, t’i ndihmojmë sportistëve dhe për këtë punë kam ardhur”, tha ai.