Kritika të ashpra për Haskukën

Kritika të ashpra për Haskukën

Nisma Socialdemokrate përmes një komunikate për media ka bërë të ditur të ditur se më nuk është në koalicionin qeverisës me Vetëvendosjen në Prizren.

Nisma ka dhënë arsyet e daljes nga ky koalicion, duke thënë se Nisma në Prizren, sikurse deri sot në pushtet edhe në opozitë do të vazhdoi të mbetet e sinqertë, korrekte, besnike me partner dhe bashkëpunëtor, si dhe në shërbim të qytetarëve.

Kjo parti e ka quajtur inflantil politik kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukën.

Veprimet prej një infantili politik të z.Mytaher Haskuka dhe komunikimi përmes rrjeteve sociale në raport me Nismën Socialdemokrate dega në Prizren si partner i koalicionit, angazhimi i të cilës në zgjedhjet lokale ishte vendimtar që ai të jetë i pari Prizrenit, nga sot e bënë të pamundur qeverisjen me të. Arsyetimi për veprimin e tij fëmijëror veç s se e vërteton atë që ne dhe qytetarët, ka kohë që kemi filluar ta kuptojmë se Prizreni ka kryetar një person që nuk është vetvetja dhe që menaxhohet e dirigjohet nga “komisar politik” të cilët nuk i bëjnë nder kulturës politike dhe institucionale të qytetit tonë! Konkursi i fundit në DKA që udhëhiqej nga z. Gani Gërmizaj ishte në përputhje me Ligjin e Arsimit Parauniversitar, Ligjin e Punës si dhe U.A 07/2017, prandaj për dilemat që janë shfaqur lidhur me këtë proces është kërkuar opinion nga MASHT-ti dhe MPMS, të cilat i kanë dhënë opinion pozitiv në vazhdimin e procesit të konkursit drejtorit Gërmizaj. Presionet dhe kërkesat e jashtëligjshme lidhur me konkursin, nga Mytaher Haskuka dhe klanit që e rrethon, që z.Gërmizaj të ndikoj te komisionet për logari të personave që nuk i plotësonin kushtet dhe nuk kishin përgatitje profesionale ishte i papranuar për përfaqësuesin e Nismës Socialdemokrate z.Gani Gërmizaj, sepse ai aty ishte që të respektonte ligjin dhe më të mirët e jo të plotsonte dëshirat e sëmuara të individëve të papërgjegjshëm. Drejtori i DKA-së në Prizren Gani Gërmizaj ka pasur mendim ndryshe nga z. Haskuka , i cili për afër 1 vjet jashtë ligjshëm i mbanë 5 u.d në shkolla, poashtu ai nuk është pajtuar që ata të jenë pjesë e komisioneve përzgjedhëse për rekrutimin e punëtorëve të arsimit të dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe shumë tjerë të cilët janë nëpër procese gjyqësore, e që për fatin e keq, për z.Haskuka nuk paraqesin ndonjë problem”, thuhet në njoftimin e tyre.

Nisma Socialdemokrate dega në Prizren, mendon se kandidatët që janë nënshtruar procedurave të konkursit në DKA dhe komisionet i kanë vlerësuar, të hënën duhet të dalin dhe t’i hapin dyert e shkollave dhe t’i presin nxënësit

Një numër i madh i tyre me shumë gëzim presin të ulen për herë të parë në bankat shkollore e për të cilën Mytaher Haskuka dhe klani i tij as që e kanë idenë se çka d.m.th. kjo! NISMA në Prizren, sikurse deri sot në pushtet edhe në opozitë do të vazhdoi të mbetet e sinqertë, korrekte, besnike me partner dhe bashkëpunëtor si dhe në shërbim të qytetarëve”, njofton tutje zyra për informim e Nisma-s Socialdemokrate në Prizren.

Haskuka ka shkarkuar dje drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Gani Gërmizaj. Siç ka deklaruar Haskuka shkarkimi është për për arsye të themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë kësaj drejtorie.