Nisma sonte përmbyllë listën e kandidatëve

Sipas sekretarit të këtij subjekti deri në mesnatë mund te ketë ndryshime

Subjekti politik Nisma për Kosovën ende nuk ka finalizua listën me kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 11 qershorit.

Sekretari organizativ i Nisma-s, Enver Hoti bëri të ditur se lista e kandidatëve përmbyllet sonte në orën 24:00. Ai nuk tregoi se kush janë kandidatët, sepse sipas tij mund të ketë ndryshime.

Në bazë të marrëveshjes që ka sy subjekt në koalicion me PDK, AAK për zgjedhjet e parakohshme , lista e Nisma-s do të jetë në garë me 15 kandidatë.

Back to top button