Ky model përkujton atë legjendar 240Z nga viti 1969

Ky model përkujton atë legjendar 240Z nga viti 1969

Nissan ka përgatitur modelin 370Z Heritage Edition, me të cilin dëshirojnë të përkujtojnë automobilin e tyre të popullarizuar sportiv Coupe 240Z.

Blerësit mund të llogaritin në disa detaje kozmetike dhe në automobil mund të zgjedhin njërën nga dy ngjyrat e karrocerisë Chicane e verdhë ose Magnetic e zezë.

Automobili ka motor 3,7 litra, V6 me 330 kuaj fuqi dhe ka ndërrues automatik të shtatë shpejtësive, derisa në opsion është edhe ndërruesi me gjashtë shpejtësi.

Automobili i prodhuesit japonez përkujton modelin legjendar 240Z nga viti 1969. Ai do të paraqitet për herë të parë në panairin e automobilave në New York./21Media