Modeli i ri Leaf ka dizajn dukshëm më modern

Modeli i ri Leaf ka dizajn dukshëm më modern

Nissan ka publikuar fotografinë e parë me të cilën ky prodhues paralajmëron gjeneratën e dytë të modelit elektrik.

Pas shtatë vjetësh, kur ishte lansuar gjenerata e parë Leaf, ka ardhur koha për modelin e ri të Nissan me rrymë. Sipas fotografisë së parë, në të cilën shihet detaji i dritës së automobilit, modeli i ri Leaf ka dizajn dukshëm më modern nga pararendësi, i cili deri më tash është shitur mbi 260.000 njësi në gjithë botën.

Detajet teknike nuk janë bërë të ditura, por pritet që Nissan Leaf për 2018 do të jetë i pranishëm në dy versione, me bateri litium-jon prej 40 kWh dhe prej 60 kWh. Modeli me bateri të kapacitetit më të madh do të ketë autonomi prej mbi  500 km me një mbushje.  Më herët, njeriu i parë i kompanisë Carlos Gosn konfirmoi se Leaf do të ketë një lloj të auto-pilotit, të cilin Nissan e quan ProPilot. Kjo teknologji do të mundësojë që automobili në rrugë të lëvizë pa ndihmën e vozitësit.

Premiera e automobilit pritet të jetë auto-sallonin në Frankfurt, në shtator.

http://rtv21.tv/nissan-leaf-i-ri-debuton-me-2017/
Facebook Comment