Artistja sjellë projektin e ri

Artistja sjellë projektin e ri

Këngëtarja e njohur, Nita Latifi ka publikuar këngën e saj më të re.

Kënga titullohet “Tequila” dhe është publikuar edhe me videoklip.

Për videoklipin e këngës është kujdesur “ImagineFilms”, ndërsa për tekstin e këngës është përkujdesur vetë këngëtarja.

Për melodinë e këngës Nita ka bashkëpunuar edhe me Art Lokajn, ndërsa për miksimin dhe masterizimin e këngës është përkujdesur Florent Boshnjaku.

Kujtojmë që projekti i fundit i artistes ishte “Vet”, i cili ishte publikuar në muajin dhjetor të vitit 2017./21Media