Nitaj: Edhe një ndryshk u hoq nga Kuvendi!

Janë hequr llamarinat e ndryshkura nga oborri i Kuvendit

Këtë e ka bërë të ditur deputeti Muharrem Nitaj, duke thënë se një gjë të tillë e ka kërkuar kohë më parë nga Kryetari i Kuvendit, por që kjo nuk është realizuar deri më tani.

Edhe një ndryshk u hoq nga Kuvendi!

Kur ia pata kerkuar Kryetarit te Kuvendit heqjen e llamarinave te ndryshkura nga oborri i Kuvendit, tha se i kishin thene se “ishin vlerë artistike”😂😂😂”, ka shkruar Nitaj në Facebook, ku ka publikuar një video nga puna që po bëhej në oborrin e Kuvendit.

Teksa në oborrin e Kuvendit janë  hequr llamarinat, brenda në Kuvend po pritet që të fillojë seanca e jashtëzakonshme për dialogun./21Media

Back to top button