Edhe Blerta Deliu – Kodra kërkon që 9 maji të mos jetë festë zyrtare

Edhe Blerta Deliu – Kodra kërkon që 9 maji të mos jetë festë zyrtare

“9 Maji- Dita e Evropës”, konsiderohet si festë zyrtare në Kosovë, ndërsa vet shtetet e Evropës nuk e konsiderojnë si të tillë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj ka quajtur hipokrizi arsyen pse sot është ditë pushimi në Kosovë.

“Hipokrizia në Ditën e Evropës!
Ne bëhëmi sikur jemi shumë të gëzuar me këtë ditë, sa që bëhemi më Papë se Papa dhe ndryshe nga gjithë dynjaja e bëjmë edhe ditë pushimi, ndërsa Bashkimi Evropian e ka në maje të gjuhës perspektivën evropiane të Kosovës, po ndryshe prej gjithë pjesës tjetër të Kontinentit, veç qytetarët e saj ka lënë në “Geto”!”, ka përfunduar Nitaj.

Edhe deputetja  nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra ka bërë thirrje që 9 maji “Dita e Evropës” të largohet nga kalendari i festave zyrtare. Ajo përmes një statusi në Facebook është shprehur”se Kosova nuk ka asnjë arsye që ta festojë këtë festë.

“Pse duhet me festu sot?!
Nuk ka as edhe një arsye të vetme që Kosova të festoj Ditën e Evropës, madje është krejt paradoskale te festohet sot kur ditë pushimi nuk kanë as vendet e anëtare të Bashkimit Evropian e jo më Kosova, shtet i cili nuk e ka as statusin e kandidatit në BE.
Ligji për festat zyrtare duhet te trajtohet dhe te largohet 9 maji si festë zyrtare.
Nuk bëhemi më proevropian nëse sot festojmë përkundrazi duhet të punohet shumë më shumë për tu afru me shtete të BE-së.”, ka shkruar Deliu- Kodra në Facebook.

Deklarata e 9 majit e vitit 1950 është koha kur u hodh hapi i parë drejt krijimit të asaj që sot njihet si Bashkimi Evropian./21Media