Një 12 vjeçare u bë nënë, nuk e dinte që ishte shtatzënë

Çifti mund të përballet me burg

Një 12 vjeçare solli në jetë një fëmijë në shtëpinë e saj në Perth të Australisë. Ajo dhe babai i foshnjes mund të përballen me burg pasi fshehën shtatzëninë, që konsiderohet e paligjshme për moshën e tyre.

“Ligjërisht, ata mund të akuzohen të dy, por zakonisht arrestohet vetëm djali. Duhet parë mirëqënia e fëmijëve nëse është në interesin publik për tu ndjekur penalisht”, tha avokati.

Vajza lindi në fillim të këtij muaji në shtëpinë e saj dhe më pas fëmija u dërgua në spitalin Memorial King Edward në gjendje të shëndetshme, raporton oranews.

Ajo u tha infermiereve se nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë, deri kur filloi të ndjente dhimbje të mëdha.

Policia beson se babai i foshnjes është moshatar me nënën dhe të dy kanë qenë 11 vjeçarë kur kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Back to top button