Policia nuk dha më shumë detaje për rastin

Policia nuk dha më shumë detaje për rastin

Një 2-vjeçare pësoi lëndime të rënda trupore, pasi ra nga dritarja e hotelit. Incidenti ndodhi në hotelin “Rooms In”, në Blackpool të Anglisë.

Dëshmitarët thanë se ajo ra nga dritarja e katit të dytë apo të tretë, transmeton rtv21.tv

Në vendin e ngjarjes dolën ambulanca dhe policia. Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes tha se ajo “pësoi thyerje të kafkës dhe lëndime në krahëror” dhe u dërgua në spitalin e fëmijëve në Liverpool.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi se vogëlushja ra nga dritarja e hotelit, por nuk dha më shumë detaje. Hetimet po vazhdojnë./21Media