Rasti është cilësuar si "Hetim i vdekjes"

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”

Një vajzë 20 vjeçare pa shenja jete është sot gjetur në një banesë në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Pejë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur sot rreth orës 07:15.

“Policia e Kosovës është informuar se në rr.’Ali Pashë Tepelena’ në Pejë, në terrace të katit shtatë të një banese ishte një person – femër pa shenja jete”, ka konfirmuar policia përmes një njoftimi për media.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, B.L. e lindur 1999 f/k/sh, kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjës dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit kanë ndërmarë veprimet e nevojshme operative-hetimore.

Në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe do të zhvillohen hetime intenzive për të sqaruar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media