Një 26-vjeçar dyshohet se bëri vetëvrasje

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion

Një person i moshës 26 vjeçare dyshohet të ketë kryer vetëvrasje sot në komunën e Gjilanit.

Ai është i gjetur i varur në litar në një shtëpi.

Policia e Kosovës për portalin rtv21.tv e konfirmoi rastin, duke thënë se po dyshohet se është vetëvrasje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit./21Media

Back to top button