Trupi i viktimës është gjetur nga babai i tij

Trupi i viktimës është gjetur nga babai i tij

Në mëngjesin e sotëm nga ana e policisë, Prokuroria ka pranuar informatën se në Senikë të Malishevës, është gjetur një trup i pa jetë, për të cilin dyshohet se është vetëvrarë.

I ndjeri S.Z., 32-vjeç dyshohet se ka kryer vetëvrasje dhe është gjetur në afërsi të shtëpisë nga babai i tij.

Prokurori i Shtetit ka dalë në vend të ngjarjes, dhe me urdhër të tij, trupi i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.