Një 38 vjeçar u gjet i vdekur në makinë
9 Tetor 2019
Dyshohet se i riu vdiq si pasojë e arrestit kardiak
Dyshohet se i riu vdiq si pasojë e arrestit kardiak
Një 38 vjeçar sot u gjet i vdekur brenda makinës së tij tip “BMW”, në Tiranë.
Policia njoftoi se trupi i pajetë u gjet rreth orës 16:00 në rrugën “Mustafa Matohiti”, ndërsa viktima u identifikuar se është stetasi me inciale R. B.,38 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se i riu vdiq si pasojë e arrestit kardiak.
“Nga kqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune,apo dëmtime të tjera. Praprakisht dyshohet, të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak”, informoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, raporton oranews.