Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një burrë 41 vjeçar është gjetur i vdekur në dhomën e tij.

Rasti ka ndodhur rreth orës 16:30 se në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë.

“Menjëherë njësitet relevante të Policisë Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes, aty kanë takuar dëshmitarët (nënën dhe dajën e viktimës) dhe viktimën të shtrirë në dhomë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, me inicialet G.M. i lindur me 1978 m/k/sh, i cili kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Policia përmes një komunikate për media ka njoftuar se në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” dhe do të zhvillohen hetime intenzive për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media