Një 48 vjeçar vdiq nga gripi i derrit

Edhe dy persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Një 48 vjeçar ka vdekur në Spitalin e Sanatoriumit në Tiranë si pasojë e grupit  AH1N1, i njohur ndryshe edhe si gripi i derrit.

Burime nga Spitali i Sanatoriumit bënë të ditur se viktima ka pasur edhe pneumoni bilaterale, e cila ka përkeqësuar gjendjen e tij.

48 vjeçari ka vdekur në mëngjesin e sotëm, ndërkohë ishte i shtruar në spital që nga dita e mërkurë.

Viktima ka shkuar nga Elbasani së bashku me dy persona të tjerë të dyshuar se janë prekur nga gripi i derrit.

Dy persona të tjerë nga Elbasani të dyshuar me grip të derrit dhe që ndodhen në Sanatorium janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pritet që Instituti i Shëndetit Publik të japë ditën e hënë të dhëna se në çfarë shkalle ishte sëmundja e viktimës, raporton oranews.

Back to top button