Vdekja e 74 vjeçarit u konstatua në orën 00:50

Vdekja e 74 vjeçarit u konstatua në orën 00:50

Një person ka vdekur në aeroplan mbrëmë pas mesnate.

Siç raportohet, në ora 00:27, avioni që po udhëtonte nga Bazeli në Shkup aterroi në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe u raportua se një person nuk po jepte shenja jete.

Ndërsa, në ora 00:50, mjekët kanë konstatuar vdekjen e personit K.K. (74) nga Gostivari.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar tek familja./21Media