Incident mbi Baltik

Incident mbi Baltik

Një aeroplan luftarak rus i ka ndërprerë trajektorën e fluturimit një aeroplani vëzhgues amerikan në hapësirën ndërkombëtare ajrore mbi Detin Baltik, ka raportuar kanali televiziv, Foks News.

Dy zyrtarë ushtarak amerikanë deklaruan për këtë televizion se aeroplani rus ka bërë një veprim të sigurt, por joprofesional, në momentin kur ndërpreu trajektoren e fluturimit të aeroplanit vëzhgues amerikan, i cili ishte në mision në hapësirën ndërkombëtare ajrore mbi Detin Baltik.

Aeroplani rus i është afruar në vetëm gjashtë metra aeroplanit amerikan, por pilotët deklaruar se nuk e kanë ndjerë vetën të rrezikuar apo të pasigurtë.

Ishte ky incidenti më i ri në serinë e incidenteve të ngjashme ajrore mes aeroplanëve rusë dhe amerikanë.

Incidenti i fundit ndodhi mbi Detin e Zi, kur një aeroplan rus ju afrua në vetëm një metër e gjysmë një aeroplani vëzhgues amerikan, por përplasja mes dy aeroplanëve u shmang në momentet e fundit.

Aeroplanët rusë dhe amerikanë në vazhdimësi fluturojnë afër njëri-tjetrit mbi Detin Baltik dhe Detin e Zi, por në mënyrë profesionale, ka kumtuar Pentagoni.

Megjithatë, ekziston mundësia se incidenti më i ri ka lidhje me tendosjet në rritje mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri, raportoi Foks News./21Media