Shumë shpejt do të përfshihen personazhe të reja në serialin vendor “Kafeneja Jonë”

Shumë shpejt do të përfshihen personazhe të reja në serialin vendor “Kafeneja Jonë”

Shikuesit e magazinës së pasdites “Bon Bon” në RTV 21, patën mundësinë t’i dëgjojnë dy aktorët Adem Mikullovci dhe Fatos Kryeziu, teksa flasin për punën dhe jetën e tyre private.

Fatos Kryeziu tregoi për shikuesit se sezona e serialit “Kafeneja Jonë”, do të vazhdojë deri në fund të qershorit, më pas tha se do të ketë pauzë në korrik dhe në gusht, ndërkaq deri te fillimi i sezonës tjetër e cila do të jetë prej shtatorit dhe do të vazhdojë deri në muajin shkurt, shkruan rtv21.tv

Fatos Kryeziu ka konfirmuar për të gjithë adhuruesit e “Kafeneja Jonë”, se do të ketë personazhe të reja në serial. Ndërkaq shtoi se shumë shpejt do të jetë pjesë e serialit një aktor i ri me nam, epitetin e të cilit nuk e ka zbuluar.

Më poshtë ju sjellim një pjesë të shkëputur nga intervista e aktorëve në magazinën e pasdites./21Media