Morena me dedikim të veçantë

Morena me dedikim të veçantë

Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku dje është bërë hallë për herë të parë dhe këtë gëzim e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Morena ka thënë se gjithmonë ka ëndërruar që të bëhet hallë dhe të ketë një familje të madhe, shkruan rtv21.tv

 “Unë humba nënën time kur isha 11 vjeç, pas kësaj shtëpia më është dukur gjithmonë e zbrazët. Siç e dini unë jam rritur më babain dhe vëllain tim. Kur vëllai im u martua, gjithmonë e kam pyetur atë dhe gruan e tij për një fëmijë. Gjithmonë kam ëndërruar që të bëhem hallë dhe të kem një familje e madhe. Sot është një ditë e veçantë sepse një ëngjëll ka zbritur në jetën tonë që ta bëjë edhe më të bukur. Betohem se jeta ime ka ndryshuar në atë moment, ende s’mund ta besoj se çfarë dhurate më ka bërë Zoti. Familja është gjëja më e mirë në këtë botë, të jem me ta dhe të ndaj momente të lumtura është gjëja më e mrekullueshme që mund të ndodhë. Unë do të jem gjithmonë pranë tyre, Zot bekoje atë dhe familjen time”, ka shkruar Morena.

Sa i përket projekteve muzikore, Morena ka paralajmëruar që së shpejti do të publikohet “Montana” që është në bashkëpunim me reperin e njohur, Jalal Oba.

“Dashni” është projekti i fundit muzikor i Morenës që është në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu. Kënga është publikuar në dhjetor dhe deri më tani numëron mbi një milion klikime në kanalin Youtube./21Media