Një anije amerikane në ujërat e Detit Jugor të Kinës

Kina ja tërheq vërejtjen SHBA-së

Një anije e flotës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hyrë në ujërat e kontestuar të Detit Jugor të Kinës, në afërsi të një ishulli, i cili pretendohet nga Kina.

Anijet kineze ja tërhoqën vërejtjen anijes luftarake amerikane që të largohet nga rajoni, në të cilin Kina ka ndërtuar një ishull artificial, kanë deklaruar zyrtarët kinezë, shkruan rtv21.tv

Anija USS Devej i është afruar në 12 milje nautike ishullit, i cili është pjesë e ishujve Spretli. Anija amerikane këtë manovër e ka ndërmarrë në kuadër të operacionit navigacioni i lirë.

Është kjo manovra e parë e këtij lloji i flotës amerikane, nën kryesimin e administratës së Donald Trampit.

Back to top button