Kajtazi u sulmua fizikisht

Kajtazi u sulmua fizikisht

Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me personin që ka sulmuar gazetarin Vehbi Kajtazi, por siç raporton KP si i dyshuar është arrestuar Faton Ramadani, vëlla i Burim dhe Arsim Ramadani të cilët janë dënuar me nga 30 vjet burg në rastin e njohur si “Rasti Kiçina”,

Gazetari dhe kryeredaktori i portalit” Insajderit”,  Vehbi Kajtazi është sulmuar fizikisht minuta më parë në Prishtinë.  Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci i cili tha se në orën 14:30 kanë marrë informacion për një rast të sulmit.

”Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, jemi duke tarjtuar rastin”, tha Borovci për rtv21.tv

Siç mëson rtv21.tv, ngjarja ka ndodhur njërin nga lokalet në kryeqytet ku po qëndronte gazetari./21Media