Barcelona fiton me rezultat minimal

Barcelona fiton me rezultat minimal

Barcelona ka shënuar fitore sonte si mysafir kundër Manchester United me rezultat 1:0.

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të së tetës së Ligës së Kampionëve.Goli i vetëm në takim, e që në fakt ishte autogol, e shënoi Shaw në minutën 12.

Pavarësisht rasteve në pjesën e dytë, vendësit nuk arritën të rikthenin rezultatin, duke shkuar në ndeshjen e kthimit me një disavantazh prej një goli.