Shiti gjithçka që kishte dhe punon në humbje për t’u ndihmuar njerëzve me nevoja të veçanta

Shiti gjithçka që kishte dhe punon në humbje për t’u ndihmuar njerëzve me nevoja të veçanta

Një fëmijë me nevoja të veçanta kërkon 100% përkushtim, durim dhe kohë të prindërve, të cilët do të bënin gjithçka për t’i bërë fëmijët e lumtur. Kur Gordon Hartman shikonte se vajza e tij 12 vjeçare nuk mund të bënte ndonjë shok në një pishinë publike, ai ishte prekur. Kjo ishte nxitja më e madhe për të që të fillonte ndërtimin e një vendi ku vajza e tij mund të luante dhe të jetë e lumtur si fëmijët e tjerë. Ai krijoi Wonderland Morgan në San Antonio, Texas, një park zbavitës për fëmijët, Vajza e tij Morgan është e prekur me autizëm. Babai 53-vjeçar filloi kërkimin e tij për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara dhe themeloi Fondacionin e Familjes Gordon Hartman, shkruan rtv21.tv

Së pari, në vitin 2005 ai shiti biznesin e tij të ndërtimit. Pas ngjarjes në pishinë, ai e kuptoi se Morgan mund të bëjë miq më të lehtë nëse ka një vend ku të gjithë fëmijët do të mblidhen. Hartman donte të ndërtonte një park të përfshinte njerëzit me dhe pa nevoja të veçanta, si asnjë vend tjetër para tij.

“Është një park për 100 për qind të njerëzve, jo një për 90 ose 80 për qind e tyre, është për të gjithë, pa marrë parasysh sa akute mund të kenë nevojën e tyre të veçantë”, thotë Hartman duke shtuar se kjo ishte ëndrra e tij. “Ka të bëjë me atë se askush nuk duhet të ndihet ndryshe” shpjegon ai. “Kjo është ajo që ne u përpoqëm të bëjmë me këtë park.”

Ëndrra Hartman filloi të bëhet e vërtetë. Ai mbajti shumë takime për të mbledhur para dhe bashkëpunoi me arkitektë, inxhinierë, mjekë dhe terapistë për të hartuar parkun prej 35 milionë dollarësh. Ndërtimi filloi në vitin 2007 dhe u përfundua në vitin 2010. Këtë vit, organizata jofitimprurëse shtoi një park ujor me vlerë prej 17 milionë dollarësh, i quajtur “Ishulli Inspirues i Morgan”.

Morgan’s Wonderland përfshin një tren plotësisht të arritshëm, shesh lojërash, dhe rrota Ferris./21Media

Morgan Ëonderland ka pasur më shumë se një milion vizitorë që kur u hap. Çuditërisht, një e treta e stafit të saj përfshin njerëz me nevoja të veçanta. Gjëja interesante për këtë është se është falas për këdo që ka një paaftësi mendore ose fizike. Parqet financohen përmes donacioneve dhe Hartman thotë se operojnë me humbje – duke humbur rreth 1 milion dollarë në vit. Ata varen shumë nga mbledhja e fondeve.