Një balenë e re u gjet në brigjet e Filipineve, e cila ngordhi nga dehidrimi dhe uria

Një balenë e re u gjet në brigjet e Filipineve, e cila ngordhi nga dehidrimi dhe uria

Kjo kishte ndodhur pasi kishte konsumuar rreth 40 kilogramë të qeseve plastike, duke shkaktuar gjakosjen nga goja para ngordhjes.

Ekipi i muzeut natyral të Filipineve, pas kontrollimit të balenës së pajetë kishin gjetur se shkaku i vdekjes ishte konsumimi i plastikës, shkruan rtv21.tv.

Një ekspert i muzeut deklaroi se balenat dhe delfinët nuk konsumojnë ujin e detit, por ujin e marrin nga ushqimi që konsumojnë, e pasi balena në fjalë nuk kishte mundësi të konsumonte ushqim të mjaftueshëm shkaku i qeseve plastike që kishte konsumuar, ka vdekur nga dehidrimi dhe uria./21Media