Albiona duket bukur në imazhin e fundit

Albiona duket bukur në imazhin e fundit

Vajza e këngëtarëve të njohur të estradës kosovare, Nystret dhe Merita Muçiqit, Albiona është ndër emrat që përmendet jo pak në mediat rozë.

Albiona me bukurinë dhe linjat ka bërë që të zë vend në mediat rozë, duke qenë se edhe prindërit dhe vëllaun i ka këngëtarë të njohur.

Sikurse secili i ri në shoqërinë e sotme, edhe Albiona është mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Pak më parë, e bija e dy këngëtarëve të njohur ka hedhur në instagram një imazh të bukur për 32 mijë e 400 ndjekësit e saj, me ç’rast ka lënë edhe një shkrim, shkruan rtv21.tv

“Ajo që ka për qëllim të jetë gjithmonë do të gjejë rrugën e saj”, ka shkruar ajo krahas imazhit.

Me flokë të lëshuara dhe grim që i shkon për fytyre, Albiona rrezaton në fotografinë e fundit, teksa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta./21Media