E sulmon atë duke e kapur me duar për fytyrë

E sulmon atë duke e kapur me duar për fytyrë

Një burrë dje rreth orës 12:21 në Prishtinë ka sulmuar fizikisht një grua.

Sipas policisë viktima dhe i dyshuari fillimisht kishin pasur një zënkë verbale.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën femër K-Shqiptare e ka sulmuar fizikisht atë duke e kapur me duar për fytyre”, thuhet në raportin e policisë.

Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media