Nga arkivoli dëgjohet zëri i të ndjerit

Nga arkivoli dëgjohet zëri i të ndjerit

Të pranishmit në ceremonialin e varrimit të veteranit të forcave mbrojtëse irlandeze, Shay Bradley, në Kilmanagh, Leinster të Irlandës, u habitën kur nga brenda varrit akoma të pa mbuluar u dëgjua një zë, shkruan rtv21.tv

Ishte mesazhi të cilin Bradley e kishte incizuar para vdekjes së tij, e nga i cili dëgjohej zëri duke thënë, “Tungjatjeta, më lini të dal prej këtu”.

Këto fjalë bënë që të gjithë të pranishmit të ndalonin të qarat dhe të shpërthenin në të qeshura. Madje, kjo i bëri që të qeshin në mënyrë histerike.

Zëri më pas vazhdoi: “Ku dreqin ndodhem, më lini të dal prej këtu. Këtu është errësirë. Mos po dëgjoj priftin duke folur? Hej, jam Shay, këtu në arkivol. Paskam vdekur?”.

Në fund, zëri i incizuar u dëgjua përsëri duke thënë: “Tungjatjeta përsëri, vetëm ju thirra që të përshëndetem me ju”.

Videon me këtë ceremoni të pazakontë varrimi e postuan në mediat sociale disa veteranë të forcave mbrojtëse irlandeze, dhe shpejtë ajo u bë hit në internet.

E bija e të ndjerit, Shay Bradley, Andrea, në një postim në mediat sociale ka sqaruar se mesazhi është incizuar para se Shay të vdiste, dhe atë e kishte vënë përmes një altoparlanti në arkivol. Sipas saj, qëllimi i Shay-t të ndjerë ka qenë që të dijë se sa njerëz do t’i bënte të qeshnin në varrimin e tij.

“Ai ishte njeri i hatashëm”, përfunduar Andrea./21Media