Ermali sot feston ditëlindjen

Ermali sot feston ditëlindjen

Se janë një ndër çiftet më të lumtura të estradës kjo tashmë është e ditur. Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana kanë vjet që janë martuar edhe kanë krijuar familje

Sot familja kanë festë, pasi që Ermali mbush 31 vjet. E bashkëshortja e tij Ariana ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar atë.

“Urime ditëlindjen dashuria e jetës time. Faleminderit për çdo sekond të jetës që më bën të jem e lumtur që jam pranë teje. Të paqa gjithmonë afër…Të dua”, ka shkruar në InstaStory ku ka publikuar një fotografi të bashkëshortit të saj.

Ermali dhe Ariana janë të martuar prej më shumë se 10 vjetësh, çifti janë prindër të një djali dhe  dy vajzave, ndërkohë që janë në pritje edhe të vajzës së tretë./21Media