Kate i ri gati motrës në ditën e rëndësishme

Kate i ri gati motrës në ditën e rëndësishme

Oborri i kishës në fshati Inglfild në perëndim të Londrës, ishte e veshur e tëra me lule rozë, për dasmën e motrës së dukeshës Kate, Pippa Middleton, shkruan rtv21.tv

Pippa është martuar me financierin e pasur James Matthews në prani të mysafirëve, përfshirë edhe anëtarët e ri të familjes mbretërore.

Në ceremoninë e kurorëzimit ishin të pranishëm edhe princi William me bashkëshorten Kate dhe dy fëmijët e tyre, princ George dhe princesha Charlote.

Në disa fotografi të publikuara në mediat ndërkombëtare Kate shihet teksa i ri gati motrës, duke e ndihmuar atë gjatë hyrjes në kishë.

Kate duket mahnitëse me një fustan ngjyrë pjeshke, të bërë nga disenjatori i famshëm Alexander McQueen./21Media