Së shpejti një dasëm në estradë

Së shpejti një dasëm në estradë

Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Skerdi Ago dhe moderatorja e njohur, Vesa Rama së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë, shkruan rtv21.tv

Reperi përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në Instagram ka zbuluar se si u lidhën me Vesën, ai tha se gjithçka në lidhje me çiftin filloi në Instagram.

I pyetur se a do të bëjnë dasëm Skerdi tha se po madje në dasnën e tyre do të jetë edhe fëmija i tyre.

Skerdi dhe gazetarja e njohur, Vesa Rama u fejuan në muajin janar të këtij viti. Fejesa e tyre bëri bujë mediatike dhe dyshja vazhdojnë të jenë në qendër të mediave rozë. Kënga e fundit e Skerdit është “Goodbye”, që e ka publikuar para një javë. Kjo këngë numëron mbi 27 mijë klikime./21Media