Një delegacion i lartë i këshillit të NATO-s nesër në Kosovë

1 min read

Nesër Kosovën do ta vizitojë një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s. Zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana, do të jetë udhëheqës i delegacionit.

Siç thuhet në njoftimin e NATO-së, ata do të takohen me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.

Priten takime edhe me shefat e misionit të Bashkimit Evorpian në Kosovë, EULEX-it, OSBE-së dhe UNMIK-ut.

Sipas njoftimit, delegacioni do ta vizitojë KFOR-in për takim me komandantin Ferenc Kajari./21Media