Një delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme vizitë në Iowa

Në takim me autoritetet më të larta të këtij shteti

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, i përbërë nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm, Astrit Zemaj dhe Zyrtari për Politika të Sigurisë, Bujar Maxhuni, si dhe Artan Duraku, KP në Iowa, u priten të hënën në një takim nga autoritetet më të larta të këtij shteti, Zëvendës Guvernator i Iowa-s, Adam Gregg, dhe Sekretari i Shtetit të Iowa-s, Paul D. Pate.

Në këtë takim, të organizuar me ftesë të autoriteteve të Shtetit të Iowa-s, u diskutuan tema të shumta me interes të ndërsjellë bilateral në ekonomi, arsim, kulturë, shkencë dhe teknologji.

Gjatë bisedës për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Iowa-s, Guvernatori Gregg premtoi angazhime shtesë për jetësimin e projekteve të ndryshme, të iniciuara nga procesi i partneritetit të përbashkët midis dy shteteve simotra.

Në këtë takim është biseduar edhe për proceset e binjakëzimit të institucioneve dhe komunave të Kosovës, si dhe për detajet e përgatitjes së vizitës së Guvernatores së Iowa-s, Kim Reynolds në Kosovë, e cila planifikohet të realizohet në muajin qershor.

Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, gjatë kësaj vizite në Des Moines, do të ketë edhe takime të tjera me drejtues të institucioneve të ndryshme të Iowa-s, me synim të thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe me interes për qytetarët e të dyja vendeve./21Media

Back to top button